Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta kujton Feti Voglin: 10 vite më parë, ra në krye të detyrës në vijën e parë kundër terrorizmit

Shkruar nga Newsbomb
Meta kujton Feti Voglin: 10 vite më parë, ra në krye të

Me rastin e 10 vjetorit të rënies në Afganistan të Kapiten Feti Vogli, presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka zgjedhur të përkujtojë “Dëshmorin e Kombit”.

Ai shkruan  se sakrifica e tij ishte sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes që na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.

“Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli.

Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.

Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar!  LAVDI! ??”shkruan Meta në postimin e tij.

Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci, i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.Kapiten Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: "Medalja e Karrierës" në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkua, medalja për "Shërbime Ndërkombëtare" nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007, medalje për "shërbime të Shquara" nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll