Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Meta kujton 2 korrikun e ’90: Liria  ndërtohet mbi guximin! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, ku disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria.

Në një postim në facebook, Meta shkruan se “liria ndërtohet mbi guximin”,  teksa thekson se “koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”.

albsig

Postimi i plotë i Ilir Metës:

LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!

Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img