Meta kujton 105-vjetorin e Mbretëreshës Geraldinë me fjalët e Kadaresë: Atdheu i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:19 06-08-2020 Meta kujton 105-vjetorin e Mbretëreshës Geraldinë me fjalët e Kadaresë: Atdheu i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë.

Meta ka cituar një pasazh nga letra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës në 12 mars 2002.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se veprat e Mbretëreshës Geraldinë vazhdojnë ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

Mesazhi i plotë:

Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime...ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë".

Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la "Trëndafili ynë i bardhë".

Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

117281706_3230355343677383_3445290475608077990_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011699914932251
array(1) { ["section"]=> string(132) "meta-kujton-105-vjetorin-e-mbretereshes-geraldine-me-fjalet-e-kadarese-atdheu-i-dashur-edhe-kur-eshte-i-varfer-dhe-i-veshtire-216259" }