Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Meta ktheu ‘vetingun në polici’, reagon Lleshaj: Të largohemi nga qasja se çdo gjë e qeverisë është problematike

spot_img

Lajme të ngjashëm

e068deabf7dd0a4cbbeca36660bbcd55

Presidenti Ilir Meta vendosi të kthejë në Kuvend ligjin për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, i njohur si vettingu në Polici.

Në dekretin e Metës arsyetohet se ndryshimet e kërkuara në ligj më shumë se sa zvogëlimin e kostove financiare për realizimin e këtij procesi, synojnë kontrollimin e këtij procesi nga SHÇBA.

Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Meta është ndikuar nga qasja se çdo gjë që vjen nga qeveria konsiderohet si problem.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Lleshaj sqaroi se struktura e jashtme që do të kryejë vettingun në polici do të merret nga fillimi deri në fund me këtë proces, duke u zgjeruar me staf nga ata që e kalojnë vettingun.

Pjesë nga deklarata:

Presidenti ka kopetencë ta kthejë ligjin, por jo ta rrëzojë. Argumentat e tij janë… po të shohësh aty, duket se shqetësimi kryesor është qeveria. Meriton të diskutohet kjo qasje, ku gjithçka që vjen nga qeveria konsiderohet si problem. Vetting do të duhej të kishte çdo organizëm i gjallë shtetëror. Është një proces i përhershëm, ku ka një strukturë, ka nevojë që herë pas here të vetëpastrohet. Kjo është në frymën e procesit që po ndodh në gjithë sistemin e drejtësisë. Meqënëse po pastrojmë gjyqësorin, është e nevojshme të pastrojmë edhe mbështetësin kryesor të saj, që është policia.

Nuk është hequr struktura e jashtme, ligji e parashikon që struktura e jashtme të merret nga fillimi në fund të procesit. Ky komision i jashtëm zgjerohet, një pjesë e atyre që e kalojnë vettingun, i bashkohen dhe bëjnë vettingun e një pejse tjetër. Dhe në fund kjo pjesë bën vettingun e gjithë strukturës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img