Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta ktheu në Kuvend ligjin “Anti-shpifje”, reagon federata ndërkombëtare e gazetarëve IJF

Shkruar nga Newsbomb

Federata ndërkombëtare e gazetarëve IJF ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin 'anti-shpifje'.

 IJF mbështet vendimin e presidentit, ndërkaq shton se e nxisin Metën ti vërë veton ligjit për anti-shpifjen. “Nxisim presidentin Meta ti vërë veton ligjit për anti-shpifjen”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e IJF.

"Shkel standardet e Konventës Europiane. Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, të drejtën e lirisë së shprehjes”, thuhet në argumentat juridike që jep kreu i shtetit për mos dekretim të ligjit.

Sa i takon ligjit, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të lirisë, ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Kujtojmë që 18 dhjetor është miratuar në parlament paketa antishpifje, ku gjithsej kanë 80 deputetë kanën votuar pro këtij ligji, 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar. Kjo paketë është propozuar fillimisht nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë paketa ka pasur kundërshtime nga media, gazetarë, figura të  ndryshme si dhe nga ndërkombëtarët duke e quajtur paketën si kërcënues të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Ligji për mediat audiovizuale dhe për komunikimet elektronike do të lejojnë organet qeveritare, Autoritetin e Mediave Shqiptare (AMA) dhe Autoritetet e Komunikimit dhe Postës (AKEP), të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të mediave dhe të vendosin gjoba të tepërta për çdo shkelje të dinjitetit dhe intimitetit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu