Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shtetësinë': Cënon parimet kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin “Për shtetësinë”.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se Meta thotë se ligji shkel Kushtetutën në disa nene.

Ndër të Meta ka cilësuar edhe disa arsye ku shkruan se ligji cenojnë parimet kushtetuese, të drejtat e liritë themelore të shtetasve, si dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.

“Pas konsultimit të ligjit dhe praktikës parlamentare, vlerësohet me keqardhje se për një ligj kaq të rëndësishëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare si dhe në politikën e shtetit për dhënien e shtetësisë shqiptare, nuk ka patur një konsultim të mirëfilltë me institucionet përgjegjëse në trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

Vlen të theksohet se Institucioni i Presidentit të Republikës është thirrur në disa mbledhje gjatë fazës së ndërmarrjes së nismës pranë Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që këto takime dhe diskutime kanë qenë vetëm në fazën fillestare të hartimit të një drafti që ka ndryshime thelbësore nga ai i miratuar dhe ku komentet kryesore të përcjella nga përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit të Republikës nuk gjejnë asnjë reflektim.

Sjellim në vëmendjen tuaj se, rëndësia e çështjes së shtetësisë është vlerësuar qartë nga ligjvënësi, që në nenin 81, pika 2, shkronja “b)”, të Kushtetutës, ka kërkuar shumicë të cilësuar për miratimin e ligjit për shtetës” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës

Për më shumë lexo këtu: http://president.al/wp-content/uploads/2020/08/Arsyet-per-kthim-te-ligjit-113-2020.pdf

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu