Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Meta kthen në Kuvend aktin normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”: Heq pengesat ligjore për t’i hapur pa kufi rrugën borxhit publik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”.

Në arsyetimin e tij, Meta nënvizon se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Më tej Meta thotë se akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

“Përdorimi i këtij instrumenti mbetet në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, por çmohet se përdorimi i tij gjerësisht dhe jo në kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, cenon pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit. Kjo e drejtë ka natyrë përjashtimore, prandaj Kushtetuta e ka kushtëzuar ushtrimin e saj me ekzistencën e nevojës dhe urgjencës, si dhe me kontrollin përfundimtar nga Kuvendi të këtyre akteve normative të nxjerra nga Këshilli i Ministrave”, shprehet Presidenti në arsyetimet e tij.

Sipas Metës, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencën e saj se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit. “Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Qeveria është e detyruar ta pasqyrojë shpjegimin në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr, minimalisht në preambulën e tij .

Ndërkohë që në rastin konkret, ndryshimet e propozuara dhe të miratuara përmes Aktit Normativ nr. 25, datë 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave, nuk përligjen me ndonjë nevojë, e aq më pak urgjencë”, thekson Presidenti Meta.

DEKRET

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 86/2021 “PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 25, DATË 22.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9936, DATË 26.6.2008, “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 13179

Tiranë, më 28.07.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Luiza Gega përfundon garën në Lojërat Olimpike, renditet e treta nga fundi

Atletja shqiptare Luiza Gega ka përfunduar garën e saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ndonëse arriti një kualifikim historik për Shqipërinë në finale, Gega është renditur e 14-a në garën 3000 metra me pengesa me një kohë prej 9:34.10.

Në vend të parë është renditur atletja nga Uganda.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, teksa thekson në arsyetimet e tij se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik. Ai deklaron se akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Më shumë

spot_img