Aktori i humorit Bes Kallaku ka festuar 35-vjetorin e lindjes, dhe mendoi që të organizojë një festë të madhe, ku në të cilën morën pjesë dhe shumë figura publike.
Në të ishin dhe çifti presidencial Meta-Kryemadhi. Reagimet kanë qenë të shumta, dhe s’kishte si të mungonte ai i zv.kryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe.
Me anë të një shënimi në facebook, Braçe e uron Besin, teksa i thotë se si nga ana ligjore dhe ajo morale, festa të tilla nuk duhen bërë, duke parë kohën në të cilën po jetojmë dhe shifrat e covid-19 që rriten çdo ditë e më shumë.
Pa përmendur nuk lë as Metën dhe Kryemadhin, për të cilët thontë se nuk duan t’ja dinë as për qytetarët dhe as për mjekët.