Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tha sot në “Zonë e Lirë” se komisionerët e PD-së në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës u shitën.
Meta e dha deklaratën bombë teksa po jepte një mesazh për Blushin dhe demokratët.
“Unë i siguroj votuesit e Blushit se LSI-ja do t’ia ruaj votat edhe atyre. Gjithashtu, siguroj demokratët që të shkojnë të votojnë se komisionerët e LSI-së do të ruajnë edhe votën e tyre, se nuk janë si ata të Lulit në Dibër që u shitën”, tha Meta.