Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta komenton raportin e “Heritage”: Shqipëria ka rënë me nëntë vende në renditjen për lirinë ekonomike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9d8600d4ca7722b1eaa6efab1a4345d8

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të fondacionit prestigjioz botërore ”Heritage” për lirinë ekonomike në vendi.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se sipas “Heritage”, vendi ynë ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kreu i Shtetit shprehet se kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

“Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian,” thotë Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img