Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Meta kërkon Kryeministrinë? “LSI akoma më shumë ndikim në Qeveri, ose drejtojmë opozitën”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka lënë të kuptohet se partia që ai drejton është duke u përgatitur për të luftuar për Kryeministrinë dhe të mos mjaftohet më me rolin e mbajtjes në këmbë të qeverive.

Meta ka thënë në një intervistë për “5 Pyetje nga Babaramo” se LSI-ja do të jetë një forcë edhe më e rëndësishme e qeverisë, ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri.

“Ne nuk kemi asnjë shqetësim të tillë, përkundrazi, LSI-ja ka një rol të qartë në të ardhmen. Ose do të jetë një forcë edhe më e rëndësishme e qeverisë, ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri. LSI-ja në çdo rast do të jetë një forcë që do të ketë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen në jetën politike të vendit. Kjo besoj se është më e rëndësishme për LSI-në”, tha kreu i Kuvendit.

Meta nuk ka sqaruar se çfarë kupton me “forcë edhe më e rëndësishme e qeverisë”, në një kohë kur dihet se ndikimi i LSI-së në Qeveri është shumë i madh dhe një rol akoma më i zgjeruar nënkupton postin e kryeministrit.

Lexo edhe: Ilir Meta mbështet propozimin për angazhimin e ushtrisë kundër kanabist: Çdo institucion duhet të japë kontribut

Më shumë

spot_img