Meta kërkoi reflektim urgjent ndaj situatës së Covid-19, thumbon Ilir Beqaj: Po këta muskëtierët e t'u venedikas që përqafohen...

Publikuar tek: politike, më 20:50 29-06-2020 Meta kërkoi reflektim urgjent ndaj situatës së Covid-19, thumbon Ilir Beqaj: Po këta muskëtierët e t'u venedikas që përqafohen... Këshilltarët e Ilir Metës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kërkoi ditën e sotme një reflektim urgjent, serioz, të përgjegjshëm e transparent nga institucionet përgjegjëse ndaj situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Sakaq, deputeti Ilir Beqaj ka sjellë në vëmendje një foto të publikuar para pak ditësh nga zyra e Presidencës, ku shihen këshilltarët e Metës të përqafuar, me bluzë falenderuese ndaj Komisionit të Venecias, pas opinionit të saj final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në tërësi, opinioni i dha të drejtë presidentit Meta, dhe duke akuzuar Dvoranin për pengesë të proceseve. Beqaj thumbon Metën duke i paralelizuar foton me fjalën e tij për reflektim serioz.

"Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme", shkruan ndër të tjera Beqaj në facebook.

Reagimi i plotë i Ilir Beqaj

Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta. Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manastirliu: Nesër do merret vendimi nga BE për kufijtë, ja kur do vendoset nëse ata që vijnë në Shqipëri do futen në karantinë (A do rimbyllemi)
Bylykbashi: Rama tentoi t'i kapte komisionet, por ndërkombëtarët e kuptuan dhe i vunë gardhin »
Article Logic
Execution time: 0.01117992401123
array(1) { ["section"]=> string(131) "meta-kerkoi-reflektim-urgjent-ndaj-situates-se-covid-19-thumbon-ilir-beqaj-po-keta-musketieret-e-t-u-venedikas-qe-perqafohen-212222" }