Hapësire reklamuese

Politikë

Meta kërkoi që Teatri të mos kalojë nga Ministria në pronësi të Bashkisë, përfundon pas 12 orësh seanca në 'Kushtetuese', tërhiqet trupa gjykuese

Shkruar nga Newsbomb
Meta kërkoi që Teatri të mos kalojë nga Ministria në

Ka përfunduar pas 12 orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. 

Gjykata do të shpallë vendimin në një ditë tjetër të papërcaktuar ende, por burime paraprake bëjnë me dije se trupi gjykues është tërhequr për të marrë nesër një vendim përfundimtar.

Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh gjatë seancës së sotme se Kreu i Shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale. Këshilltari Ligjor i Presidentit në seancën e dytë ka nënvizuar se Presidenca ka kërkuar prova shtesë dhe ballafaqim me dëshmitare. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu