Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta jep një mesazh të fortë për 7 Marsin: Të mos lejojmë që mësuesit dhe rinia të braktisin atdheun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b1bb0198d13bd9d46bcfd5f9d22636a

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas vlerësimit të disa mësuesve, edukatorëve e pedagogëve në Korçë me rastin e 7 marsit.

Meta ka shkruar në rrjetet sociale se duhet një angazhim dhe përpjekje për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia të braktisin atdheun.

“Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip”,- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Nga Korça, djepi i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me rastin e 7 Marsit, një buqetë të nderuar mësuesish, edukatorësh, pedagogësh e drejtuesish të paharruar të shkollave të këtij qyteti, që aq shumë kanë sakrifikuar për përhapjen e dritës së dijes dhe edukimit patriotik të rinisë.

Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip.

Të angazhohemi së bashku për të bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar më, që mësuesit dhe rinia jonë e mrekullueshme të braktisin Atdheun, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurt, plot krenari dhe besim.

GËZUAR 7 MARSIN!

meta_1.jpg

meta_2.jpg

Meta_3.jpg

Meta_4.jpg

Meta_6.jpg

Meta_7.jpg

MEta_8.jpg

Meta_10.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img