Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Meta jep mesazhin e çuditshëm në ditën e Sulltanit Nevruzit: Pranvera dhe demokracia janë në sintoni, shikoni lulet ngjyra-ngjyra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e Sulltan Nevruzit nga Kryegjyshata Botërore, pas një takimi me Kryegjyshin Baba Mondi.

Meta u shpreh se qytetarët kanë kaluar një dimër të jashtëzakonshëm me vuajtje të pazakonta.

Më tej, ai tha se pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën, pasi sipas Metës mjafton të shikoni lulet e çelura, që janë të ngjyrave të ndryshme dhe japin shpresë dhe gjallëri.

“Vizitova selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore dhe i urova Kryegjyshatit dhe gjithë besimtarëve këtë ditë të shenjtë. Ju uroj edhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë të pranverës, të ripërtëritjes, shpresave, por edhe në këtë ditë të demokracisë, sepse pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën. Mjafton të shikoni lulet e çelura, janë të ngjyrave të ndryshme, japin shpresë dhe gjallëri. Të tilla janë edhe shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë, më në paqe, më të begatë, dhe për të kaluar këtë dimër të gjatë, në vështirësi të mëdha, por edhe me vuajtje të pazakonshme, edhe për shkak të pandemisë. Sot bashkohemi me lutjet e Kryegjyshit Botëror për shëndetin e cdo qytetari dhe apeloj për të bërë kujdes sa më shumë. Njëkohësisht të jemi më optimistë për të ardhmen, më solidarë, më bashkëpunues, më tolerantë, më të dashur, e mbi të gjitha të mbizotërojë në zemrat tona dashuria për Shqipërinë. Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje të dëbore të jashtëzakonshme, sa ende bora është zotëruese në male, por lulet kane çelur, mimozat kanë çelur, dhe jo vetëm ato. Kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”,- tha Meta.

I pyetur për vaksinat ruse Sputnik V, që mbërritën sot në Shqipëri, Presidenti Meta tha: “Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img