Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Meta jep lajmin e mirë: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10e81f0604d49e259dd24467370775a1

President Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta, i ka shprehur mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img