Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Meta ish-sigurims”, Spiropali ironizon ish-presidentin: Armata e spiunëve ka gjetur qetësi, të kafshojnë si dikur

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar ish-presidentin Ilir Meta, në lidhje me letrën që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit, ku përmendet ky i fundit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ajo ka cituar një pjesë të shkëputur nga”Krimet e pandëshkuara të komunizmit”, të shkrimtarit Ismail Kadare, ku theksohet se “spiunët jo vetëm që nuk kërkohen e zbulohen, por fitojnë dekorata e tituj”.

Spiropali shkruan ndër të tjera se ish-Sigurimi i Shtetit, monstra më e madhe që ka pjellë deri më sot kombi shqiptar, ndjenë ngazëllim sa herë që njerëzit e tij ia dalin të ngjiten në sipërfaqe.

“Armata e spiunëve ka gjetur qetësi. Ata jo vetëm nuk kërkohen e nuk zbulohen më, por janë kthyer në një mall tepër të çmuar. Gjejnë punë të mira, fitojnë dekorata, tituj dhe kryesorja, të strehuar shpesh në internet, me nofka, si dikur, kanë ndjesinë e kthimit të kohës së tyre.

Ish-Sigurimi i Shtetit, monstra më e madhe që ka pjellë deri më sot kombi shqiptar, i rrëzuar, siç është, ndien me siguri ngazëllim sa herë që njerëzit e tij ia dalin të ngjiten në sipërfaqe. Të vihen në qendër të vëmendjes, të bëhen të suksesshëm, të kafshojnë si dikur.Ismail Kadare”, shkkruan Spiropali.

Më shumë