Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në qytetin e Skraparit ku ka festuar me qytetarët Ditën e Europës si dhe hapjen e sezonit turistik, ndërsa në një video të publikuar shihet duke hedhur valle së bashku me të pranishmit.
Meta njihet edhe për pasionin dhe natyrën e tij mjaft sportive, duke e shfrytëzuar rastin e duke bërë rafting në Kanionet e bukura të Osumit.
Sakaq me një mesazh në facebook, Presidenti ka uruar që në qershor Shqipëria të fitojë hapjen e negociatave me BE-në.
Sondazh
Poll