Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Meta i shkon në zyrë Berishës, takimi “kokë më kokë” në selinë e PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD.

Ish-presidenti Meta është parë teksa futet në selinë blu, i shoqëruar nga Petrit Vasili.

Theksojmë se ky takim mes tyre vjen në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore, pasi së fundmi dy liderët kanë folur publikisht për të dalë me një kandidat, duke paralajmëruar një marrëveshje mes dy partive.

Deri më tani ende nuk ka detaje nga biseda mes Metës dhe Berishës, pasi pritet një reagim nga vetë krerët e këtyre forcave politike.

Më shumë




spot_img






spot_img