Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta i përgjigjet Ramës për rrugën Orikum-Vlorë: Ju i kërkuat Fondit Saudit ndërprerjen e marrëveshjes, MF deklaroi se nuk pati negociata, si u shkel Kushtetuta për huanë 30 mln$

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b2dafb6a87b5815fe7ff76dad7f4cdb6

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit të bëra një ditë më parë nga Vlora, ku e akuzoi presidentin se ka bllokuar projektin për rrugën Orikum-Vlorë.

Në një konferencë urgjente për media, Kreu i Shtetit tha se ka qenë vetë qeveria shqiptare që i ka kërkuar Fondit Saudit të Zhvillimit që të ndërpresë marrëveshjen për financimin e kësaj rruge.

Kreu i Shtetit nxori korespodencën me Ministrinë e Financave për këtë çështje, ku ndër të tjera pranohej se nuk kishte pasur negociata, gjë që sipas Presidentit është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit.

Meta: Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës. Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje. Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.

“Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim, marrëveshjen, me vendimin e bordit”, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit.

Në këtë mënyrë, marrëveshja e huasë ndërpritet që prej datës 29 dhjetor. Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër. Ky ligj është miratuar në seancë plenare. Presidenti e shpalli këtë ligj menjëherë në 22 shtator. Sepse e shqyrtoi me vëmendje praktikën që qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim.  

Kjo ndërpreje është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare u vu re se përfaqësues të qeverisë gënjyen duke thënë se do vazhdojë projekti me sigurimin e fondeve të tjera, me fonde të brendshme. Qartazi përfaqësues të qeverisë gënjyen në kuvend se do të vijonin projektin por me fonde të tjera. Pres vijoi me shpalljen e ligjit, madje i befasuar që qeveria nuk do kërkonte më hua, por do e bënte me fonde të brendshme. Çfarë ndodhi më pas, vetëm 7 ditë më vonë, më 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë presidentit ku kërkon autorizim për plotfuqi për një marrëveshje huaje me fondin saudit.

Presidenti ndërkohë njihet me faktin, madje ishte miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave më 23 shtator 2020. Si rezultat i shqyrtimit të kësaj praktike, rezultoi që jo vetëm që presidentit i kërkohet plotfuqi për një marrëveshje ku më parë nuk i ishte kërkuar autorizim për negociata, jo vetëm që kryeministri e ka miratuar në parim marrëveshjen duke kapërcyer fazën e negocimit, por përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer. Më e rënda, duke shkelur kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit që përcaktojnë që një marrëveshje e re huaje duhet patjetër negociuar para se të nënshkruhej.

Më 6 tetor presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe për dijeni dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme që në atë kohë ishte vetë kryeministri, ku i thotë se pas verifikimeve paraprake nuk na rezulton që për këtë marrëveshje Presidenti i Republikës të ketë lëshuar autorizim për negocim. Me qëllim mospengimin e procesit, kërkojmë të na informoni brenda një kohe sa më të shpejtë për gjithë hapat që janë ndjekur për finalizimin e marrëveshjes.
Ministria e Financave i kthen përgjigje presidentit dhe pranon që në datën 15 tetor, konkretisht për marrëveshjen që kërkohet ky autorizim nuk ka pasur negociata sepse asnjë prej institucioneve në varësi nuk ka pasur komente apo sugjerime mbi draft marrëveshjen e vënë në dispozicion nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Pra, Ministria e Financave tha se nuk ka pasur negociata. Presidenti duke mos dashur të besojë një shkelje kaq flagrante të ligjit, i drejtohet sërish me shkresë më 27 tetor. Presidenti nuk mund të fshihte shqetësimin e vënë disa herë në dukje dhe i kujtoi Ministrisë së Financave që sipas ligjit, Ministria e Financave ka detyrimin të negociojë dhe pastaj të vendosë për kushtet e huas si dhe të vlerësojë dhe negociojë rregullat për të drejtat dhe detyrimet e palëve. Ndërsa Ministria e Financave pranon me shkresën e datës 15 tetor që nuk ka zhvilluar negociata për marrjen e një huaje në vlerë 30 milionë dollarë.

Screenshot_14.jpg

Screenshot_15.jpg

Screenshot_16.jpg

Deklaratë e Presidentit Meta për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjit të konstatuar në procedurën e ndjekur nga Qeveria për lidhjen e Marrëveshjes së Huasë me Fondit Saudin për Zhvillim, për projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”

5 janar 2021

Mirëmbrëma të gjithëve,

Ju kërkoj falje për vonesën, por na iku energjia elektrike në Presidencë, ndaj e kishim të pamundur të lidheshim në kohë me ju.

Me sa kuptohet, ka nisur edhe OSHEE-ja fushatën elektorale dhe ndërprerjet energjisë elektrike, siç duket, do të jenë më të shpeshta.

Jam sot përpara jush, edhe pse shpifjet e gënjeshtrat e Kryeministrit në detyrë nuk meritojnë ndonjë vëmendje të rëndësishme, sepse mendoj, që qytetarët e gjithë Qarkut të Vlorës, pa dallime, në Bashkinë Vlorë, në Bashkinë Selenicë, apo kudo tjetër, meritojnë vëmendje dhe sqarime, pavarësisht se ata e dinë shumë mirë, nga përvoja e tyre prej 8 vitesh, peshën e fjalës së secilit.

Sot po bëj publike disa fakte të papërgjegjshmërisë ekstreme, të Kryeministrit ende në detyrë, dhe disa sqarime për akuzat e bëra prej tij dje në Vlorë, për nevoja propagandistike dhe elektorale.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 9.11.2017, me ligjin nr. 100/2017, ka ratifikuar “Marrëveshjen e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”.

Presidenti i Republikës, menjëherë e ka mirëpritur këtë inicativë për zhvillimin e zonës së Lumit të Vlorës dhe menjëherë pas administrimit këtë ligji e ka shpallur Dekretin nr. 10647, datë 15.11.2017.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 2350 prot, datë 21.09.2020, i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin Nr.117/2020 “Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, ratifikuar me ligjin nr.100/2017”. Ky ligj është miratuar në seancën plenare të datës 17 shtator 2020.

Presidenti i Republikës, në datë 22.09.2020, e shpall këtë ligj me Dekretin nr. 11738.

Mjafton të konsultoni Fletoren Zyrtare nr. 171, të datës 25 shtator 2020.                           

Po pse e shpalli këtë ligj Presidenti i Republikës?! Sepse shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare, nga ku rezultonte se:

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, me shkresën e saj Nr.Prot. 3132, datë 21 shkurt 2020, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.

Fondi Saudit për Zhvillim përmes letrës së datës 22 prill 2020, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kthen përgjigje, ku i citon se :

“Në vijim të letrës së Shkëlqesisë suaj, nr. 3132, datë 21.2.2020, në lidhje me objektin e mësipërm, shpreh kënaqësinë t’ju informoj se pranojmë të përfundojmë/zgjidhim Marrëveshjen e Huas së lartpërmendur, me vendimin e bordit Nr.2380/125/9. Në këtë mënyrë, Marrëveshja e Huas ndërpritet, që prej datës 29.12.2019”.

Pra është e qartë, që Fondi Saudit për Zhvillim ka pranuar një propozim të palës shqiptare për të zgjidhur këtë Marrëveshje dhe për të hequr financimin e Lotit IV të Lumit të Vlorës. Pra kjo ndërprerje e financimit për segmentin Peshkëpi – Selenicë – Kryq – Levan Tepelenë, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të Qeverisë Shqiptare dhe jo të palës tjetër.

Në praktikën parlamentare, e konkretisht në Raportin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, citohej shprehimisht se: “Ky denoncim nuk e cenon rëndësinë historike të projektit për rehabilitimin e rrugës së Lumit të Vlorës. Punimet e kryera deri tani në këtë zonë kanë dhënë efekte mjaft pozitive ekonomike e sociale. Këto punime do të jenë të plota kur të përfundohet rehabilitimi i segmentit rrugor Peshkëpi – Selenicë, për të bërë pjesë të kësaj rruge të rëndësishme edhe Bashkinë e Selenicës.”

Pra nga shqyrtimi i praktikës parlemetare qartazi përfaqësues të Qeverisë gënjyen në Kuvend se do të vijonte projekti, por me fonde të tjera. Ndaj dhe Presidenti vijoi menjëherë me shpalljen e ligjit, madje i befasuar që për këtë projekt qeveria  nuk kishte nevojë më për hua, por projekti do të mund të realizohej me fonde të brendshme, siç kishte qenë premtimi para deputetëve nga përfaqësues të Qeverisë.

Po çfarë ndodhi më pas? Vetëm 7 ditë më vonë, në datën 29 shtator 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i paraqet një kërkesë Presidentit me Nr. 16905/6 prot., datë 28.09.2020, me të cilën kjo ministri kërkon autorizim për plotfuqi nga Presidenti për nënshkrimin e një tjetër marrëveshje huaje, por tashmë për një tjetër projekt të ri. “Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum).”

Presidenti njihet me faktin që kjo Marrëveshje, madje ishte miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 745, datë 23.9.2020!

Si rezultat i kësaj praktike, rezulton se;

Jo vetëm që Presidentit i kërkohet të lëshojë një autorizim për plotfuqi nënshkrimi të një marrëveshje për të cilën nuk ishte lëshuar më parë autorizim për negocim (si një hap thelbësor që i paraprin procedurat e tjera);

Jo vetëm që Këshilli i Ministrave, pa verifikuar aspak procedurën e ka miratuar në parim marrëveshjen, duke kapërcyer fazën e negocimit;

Por ajo që është po kaq e rëndë, përfaqësues të Qeverisë kanë gënjyer Kuvendin, kur kanë thënë se propjekti do të vazhdonte, në momentin që kanë ndjekur procedurat për zgjidhjen e marrëveshjes së huasë për Lotin IV të projektit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Ata e dinin mirë që ky projekt nuk do bëhej.

Ata kërkuan që huanë ta transferonin për një projekt tjetër të ndryshuar pa asnjë transparencë dhe çka është më e rënda, duke shkelur kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, që janë shumë të qarta, që përcaktojnë që një marrëveshje e re huaje, duhet patjetër negociuar përpara se të nënshkruhet.

Por çfarë bëri Presidenti, që pengoka sipas Kryeministrit këtë hua dhe këtë projekt?! Në datën 6.10.2020, Presidenti me kërkesën me Nr.prot. 3306/1, i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dhe për dijeni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që atëhere ishte vetë z.Rama, ku i thotë se:

“Pas verifikimeve paraprake të kryera, nuk na rezulton që për këtë marrëveshje, me këtë përmbajtje, palë dhe vlerë, Presidenti i Republikës të ketë lëshuar autorizimin për plotfuqi për negocimin e saj. Me qëllim mos pengimin e procesit të vlerësimit të kërkesës për autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kërkojmë nga ana juaj të na informoni brenda një kohe sa më të shpejtë lidhur me të gjitha hapat, që janë ndjekur për finalizimin e marrëveshjes, duke filluar nga procesi i negociimit e deri tek faza e kërkesës për nënshkrimin e marrëveshjes së sipërcituar, pas miratimit në parim nga Këshilli i Ministrave.”

Ministria e Financave, i kthen përgjigje Presidentit me shkresën Nr.Prot. 16905/8, datë 15.10.2020, dhe pranon se:

“Konkretisht për marrëveshjen për të cilën kërkohet ky autorizim nuk ka patur negociata, pasi asnjë prej Institucioneve të cilat në varësi të fushës së kompetencave janë palë të saj nuk ka patur komente apo sugjerime mbi draftmarrëveshjen e vënë në dispozicion nga Fondi Saudit për Zhvillim”.

Presidenti sërish me durim dhe në mënyrë konstruktive, duke mos dashur të besojë në një shkelje kaq flagrante të Kushtetutës dhe të ligjit, i drejtohet sërish me kërkesë për informacion shtesë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dhe për dijeni edhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në atë kohë, z.Rama. Kjo kërkesë mban datën 27.10.2020, me nr. prot. 3306/3.

Presidenti nuk mund të mos fshehte tashmë shqetësimin e vënë disa herë në dukje dhe i rikujton ministrit të Financave se,  sipas ligjit Nr.9665, datë 18.12.2006 “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka detyrimin të negociojë dhe më pas të vendosë për kushtet thelbësore të kontratave të huasë në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave, ashtu si dhe të vlerësojë paraprakisht dhe negociojë rregullat për të drejtat dhe detyrimet e palëve, kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti shqiptar siguron fonde qoftë përmes huadhënies.

Ndërsa Ministria e Financave pranon me shkresën me Nr.16905/8 prot., datë 15.10.2020, që nuk ka zhvilluar negociata për marrjen e një huaje në vlerë rreth 30 milionë dollarë, dhe se nuk ka tentuar as të negociojë për nivelin e interesit të kësaj huaje, apo afatin e maturimit.

Presidenti kërkon dhe vënien në dispozicion të të gjithë korrespondencës së ndjekur nga qeveria për këtë çështje.

Ministria e Financave i kthen përgjigje në datën 2.11.2020, me shkresën nr. prot. 16905/10, dhe pranon sërish se nuk ka patur asnjë negocim! Madje, informon se, po e citoj:

“[…] termat financiare (interesi, kosto të ndryshme administrimit, maturimi, etj.) të financimeve të huaja të akorduara nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare apo shteteve me të cilat vendi ynë bashkëpunon, janë të paracaktuara nga secili prej kundërpalëve në varësi të stadit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ndryshohen në mënyrë periodike prej tyre në varësi të përditësimeve që vlerësohen si faktor i konsiderueshëm në zhvillimin e vendit”.

Ndërkohë:

10.1 Në përgjigjen e Fondit Saudit për Zhvillim, të datës 24.8.2020, jepet vetëm dakordësia për të kryer transferimin e fondeve nga projekti “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës, Loti IV”, në projektin e ri “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Nuk vihet dhe citohet asnjë kusht panegociueshmërie!

10.2 Në shkresën me Nr.Prot. 202/8, datë 28.8.2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pranon qartë, ndryshe nga çfarë pretendon Ministria e Financave shkresërisht se ka patur negociata.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se:

 “Pas diskutimeve që kemi pasur gjatë përcjelljes elektronike të drafteve,…… .”  Pra ka patur drafte dhe propozime përkatëse të shkëmbyera.

Ndërkohë që, Presidenti i Republikës shqyrton të gjithë praktikën e dërguar nga Ministria e Financave, Kryeministri në një shfaqje teatrale të bërë nga Vlora, një ditë më pare, deklaron me zë dhe figurë, se i paska kryer të gjitha negociatat me palën Saudite.

Po citoj Kryeministrin…

“……. është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë, një autorizim formal të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me Fondin Saudit”.

                                                                                                                       

Si konkluzion i gjithë kësaj maskarade:

Duke qartë se, ose janë kryer negociata, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, të dyshimta dhe për interesa të palës shqiptare, që në çdo rast kane qenë pa autorizimin e Presidentit, siç e konfirmon Kryeministri dhe Drejtori i tij i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ose nuk janë kryer fare negociata, siç thotë me shkresën zyrtare Ministrja e Financave. 

Ose Qeveria lejon negociata të paautorizuara e të paligjshme!

Ose Qeveria e miraton një draft-marrëveshje të panegociuar!

Në të gjitha drejtimet, dhe kushdo qoftë e vërteta të dyja rrugët janë në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare”.

Që t`i sqarojmë të gjithë. Fazat që i paraprijnë ratifikimit/pranimit/aderimit/miratimit të një marrëveshjeje, janë ato të zhvillimit të negociatave; parafimit si akti me të cilin personat e autorizuar vënë inicialet (siglojnë) për të treguar se kanë rënë dakord për tekstin përfundimtar të marrëveshjes; të miratimit në parim; dhe më pas nënshkrimit përfundimtar.

Ligji nr. 43/2016, në nenin 10, që vetë Qeveria e ka përdorur si bazë ligjore edhe në vendimin për miratimin në parim të draftmarrëveshjes, përcakton se:

“1. Pas përfundimit të procesit të negocimit, projektmarrëveshja ndërkombëtare miratohet, në parim, nga Këshilli i Ministrave, me propozimin ose bashkëpropozimin e ministrisë/ve kompetente.

Neni 6 i ligjit nr. 43/2016, citon shprehimisht se:

“Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për negocimin dhe parafimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të parashikuara në nenin 121, pika 1, të Kushtetutës, pajisen me plotfuqi.

Konkluzion:

Kjo marrëveshje, de facto është negociuar, në keqbesim përkundrejt palës tjetër dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ndërkohë që për efekt të zbatimit të ligjit konsiderohet e panegociuar, për sa kohë që Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka kërkuar dhe as është pajisur me plotfuqi për negocim.

   Jo vetëm kaq, por Qeveria vë në rrezik seriozitetin e Shtetit, kur huatë që merr, i mban peng për plot 3 vite, më pas u ndryshon desitnacionet për qëllime që dihen tashmë dhe në mungesë të plotë të transparencës.

Dhe pse pengoka Presidenti?! Sepse kërkon transparence ndaj qytetarëve?! Sepse kërkon ligjshmëri?! Sepse kërkon zbatimin e Kushtetutës dhe të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese?!

Po i citoj të gjithëve atë pjesë të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2010, që vet Partia Socialiste, dikur në opozitë, e ka vënë në lëvizje. Në këtë vendim, në pikat 37- 47- 52, në lidhje me autorizimin nga ana e Presidentit për lëshimin e plotëfuqisë, Gjykata Kushtetuese thotë shprehimisht se:

“ Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.

Nuk është faji i Presidentit, nëse Kryeministri dhe qeveria, e kanë harruar këtë vendim apo nuk duan të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë Presidenti, i gjendur përpara këtyre deklarimeve të Kryeministrit dhe për t`i dhënë sërish zgjidhje kësaj situate absurde ku është vendosur vendimmarrja shtetërore, me shkresën me nr. prot. 3423/1, datë 4.1.2021, për të mos lejuar më shfaqjet qesharake mashtruese ndaj popullit, u detyrua të bëja publike shkeljet flagrante që bën Qeveria!

Dhe nuk do lodhem së përsërituri: që nuk bëhem palë e asnjë shkeljeje të Kushtetutës dhe të ligjit, aq më tepër kur dëmtohen interesat publike dhe interesat kombëtare. 

Ministria e Financave nuk ka kërkuar kurrë autorizim për negocimin e kësaj marrëveshjeje! Këtë e pranojnë vetë me shkresa e tyre zyrtare.

Kryeministri kërkon që të autorizoj nënshkrimin e një marrëveshjeje që nuk është negociuar, ose që është negociuar në paligjshmëri dhe në shkelje të procedurave ligjore.

Siç e kam unë të administruar në Presidencë, e ka dhe Kryeministri të administratuar, por edhe Parlamenti, peticionin e nënshkruar në datë 27.9.2020 të qindra banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët kanë ngritur shqetësimin kundër anulimit të investimit të ndërtimit të aksit Peshkëpi – Selenicë, i projektuar për t`u ndërlidhur me autostradën Levan- Tepelenë, pjesë e Lotit IV të Projektit të “Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës”.

Banorët e Selenicës dhe të gjithë kësaj zone, e meritojnë një përgjigje: Përse u anulua projekti për Lotin IV?!

Banorët e të gjithë Qarkut të Vlorës, e morrën përgjigjen, që Presidenti në respekt të Kushtetutës, të ligjit, në respekt të mbrojtjes të interesit publik dhe kombëtar, në mënyrë të përsëritur, jo vetëm ka kërkuar bashkëpunimin e ministrisë së Financave, që të respektojë Kushtetutën dhe ligjin edhe për këtë projekt, por ka vënë në dijeni, të paktën 4 herë ish-ministrin e Jashtëm të asaj kohe, z.Edi Rama me shkresa zyrtare dhe nuk ka marrë prej tij, asnjëherë, asnjë përgjigje apo asnjë shkresë zyrtare, që të paraqiste këtë shqetësim që e paraqiti dje në Vlorë.

Qytetarët e Vlorës e kanë tashmë të qartë se kush gënjen, kush mashtron dhe jam i sigurtë që Vlora do t’ja bëjë gjithmonë fora.

Presidenti, si gjithmonë, do të jetë në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit.

Këtu ka shumë probleme dhe vepra penale, sepse kemi të bëjmë me interesa publike, por do ta gjykojmë me shumë qetësi, sepse është e qartë që këtu është shpërdoruar edhe mirëbesimi i palës tjetër, pasi ata janë mashtruar sikur ka patur një autorizim për negociata, kur një gjë e tillë nuk ju është dhënë përfaqësuesve të Qeverisë.

Sikundër janë mashtruar qytetarët e Selenicës, të gjithë zonës e deri në Levan, kur ju është thënë që ka qenë një kërkesë e Fondit Saudit për të ndërprerë financimin dhe për të zhvendosur financimin e Lotit IV që kishte të bënte me ndërtimin e kësaj rruge.

Ju faleminderit!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img