Hapësire reklamuese

Politikë

Meta i penduar për detyrën si President: E bëra për vendin! PL do e drejtoj deri në fund, Rama do bjerë në gjunjë

Shkruar nga Newsbomb
Meta i penduar për detyrën si President: E bëra për vendin!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bindur për fitoren e kësaj force politike që ai drejton është shprehur se do të shkojnë drejt triumfit.

Ish kreu i shtetit u shpreh se liderishipi i opozitës, ish- kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte i korruptuar, teksa më tej theksoi se kryeministri Rama shumë shpejt do të bjerë në gjunjë para popullit, dhe kjo është e pashamngshme.

Ai gjithashtu u shpreh i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite, mirëpo tha se këtë gabim e bëri për hir të vendit.

“Unë President, Rama dhe bandat e tij e dinë se e bëra këtë gabim ëpr hir të vendit. Partinë e Lirisë do e drejtoj deri në triumf.

Lidershipi i opozitës ishte i korruptuarn ë të jgitha format. Edi Rama shumë shpejt do të bjerë në gjunjë të popullit, do të ndodhë është pashmangshme”, tha Meta.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.