Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Meta i kërkoi të lërë detyrën, Dvorani i dërgon letrën me argumenta KLGJ: Presidenti më i përmbajtur! S’mund të godasë institucionet e pavarura

Shkruar nga Newsbomb
Meta i kërkoi të lërë detyrën, Dvorani i dërgon
Ilir Meta, Ardia Dvorani

Kreu i KED, Ardian Dvorani i ka dërguar KLGJ argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Në letrën e tij Dvorani i është përgjigjur edhe presidentit Ilir Meta , për të cilin ka thënë se duhet të jetë më i përmbajtur  dhe se nuk mund të godasë institucionet e pavarura. Më tej ai ka shkruar se Meta nuk ka kompetencë.

“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, nuk mund të godasë institucionet e pavarura. Ai nuk ka kompetencë.

Emërimet në GJL nuk janë si në GJK. Emërimet në GJL sbëhen me emra por me propozime”, mësohet të ketë shkruar ndër të tjera Dvorani në argumentat e tij në KLGJ.

Kujtojmë se Meta, i ka dërguar një letër Këshilit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku i bën me dije se kreut të KED-së, Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati, kështu që ai duhet të lërë detyrën.

KLGJ do të mblidhet nesër në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e presidentit. Meta në letrën e tij thekson se Dvorani është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin. Presidenti pretendon se Ardian Dvorani ka shkelur Kushtetutën, në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/dvoranit-i-ka-mbaruar-mandati-te-largohet-pas-letres-se-metes-klgj-mblidhet-neser-te-shqyrtoje-kerkesen-205075

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll