Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta: I kam kërkuar organeve të drejtësisë hetim të plotë dhe sa më të shpejtë për I.M

Shkruar nga Newsbomb
Meta: I kam kërkuar organeve të drejtësisë hetim të

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar sot pjesë nga dosja e Sigurimit të Shtetit, ku shtetasi F.T, nuk e ka përmenduar asnjëherë emrin e tij.

Ish-presidenti u shpreh se i ka kërkuar organeve të drejtësisë një hetim të plotë lidhur me agjentin sekret të publikuar nga Autoriteti i Dosjve I.M.

"Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i PAVARUR, dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.”tha Meta.

Anëtarët e AIDSSH pa asnjë dyshim që kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Referuar nenit 25 të Kodit Penal, ku parashikohet se “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.”, ju bëj me dije se të gjitha veprat e kallëzuara janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin.

Është detyrim ligjor i pashmangshëm që organet e hetimit, të administrojnë:

Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit.

-Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve. Në këtë regjistër të verifikohet se kur janë kërkuar, zhvendosur e shfrytëzuar dosjet për subjektin F.T.

-Procesverbalin/et e mbledhjeve të bordit të AIDSSH për rastin në fjalë që ka të bëjë me vendimin për të informuar Kuvendin si dhe çdo lloj diskutimi apo vendimmarrje që lidhet me subjektin F.T.

– Të administrohet edhe varianti audio i këtyre mbledhjeve.

-Administrimin e tabulateve telefonike dhe çdo komunikim tjetër elektronik të anëtarëve të AIDSSH përpara, gjatë dhe pasi kanë marrë denoncimin “anonim”elektronik", tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese