Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Meta i jep titullin e lartë për Merita të Veçanta Civile doktor Halit Gërbeshit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe në vlerësim të angazhimit të tij për sensibilizimin dhe mbështetjen e kësaj kauze humane, duke u shndërruar në shembull frymëzimi dhe devotshmërie, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.

“Doktor Gërbeshi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe si një dhurues i rregullt i gjakut mbi 50 herë personalisht, ka meritën për themelimin e Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut që u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, si dhe ka frymëzuar shumë të tjerë, që vazhdojnë të dhurojnë rregullisht gjak, duke shpëtuar me qindra e mijëra jetë.

Mirënjohje të thellë edhe për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ashtu si Doktor Gërbeshi, janë të angazhuar në mbështetje të kauzave sociale dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img