Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta i jep titullin e lartë ish-drejtorit të Hipotekës në Sarandë Armand Hysit, ndërroi jetë para dy vitesh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

73d24c5fa65b4f6d832667fbca66f046

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Sarandës, ku i ka dhënë titullin e lartë ‘Për merita të veçanta civile’ Dr.Armand Hysi një emër i njohur në këtë qytet si mbështetës i kauzave sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Hysi ka dhënë një kontribut të paharruar për zhvillimin e këtij qyteti, duke lënë pas një trashëgimi të pasur, me studime e publikime në fushën ekonomike.

Kujtojmë se Hysi humbi jetën tragjikisht në një moshë të re nga nja infrakt kardiak.

Postimi i plotë:

Të gjithë duhet ta duam më shumë Sarandën, ta mbrojmë dhe ta promovojmë, sepse ky qytet i mrekullueshëm, nuk u përket vetëm sarandiotëve, por të gjithë shqiptarëve.

Sot ky apel është edhe më i rëndësishëm se asnjëherë tjetër për të rinjtë e qytetarët e Sarandës, që aq shumë është dëmtuar nga “virusi i babëzisë” dhe është prekur nga shpopullimi.

Një kontribut të paharruar për zhvillimin e këtij qyteti, duke lënë pas një trashëgimi të pasur, me studime e publikime në fushën ekonomike, ka dhënë edhe Dr.Armand Hysi, një emër i nderuar dhe i vlerësuar nga qytetarët e Sarandës, si një intelektual i rrallë e human, i cili ndihmonte qytetarët në nevojë dhe nuk kursehej të mbështeste kauzat sociale të rëndësishme.

Në nderim të punës shumëvjeçare si pedagog e kërkues shkencor, duke dhënë një ndihmesë të madhe për zhvillimin cilësor ekonomik e social të Sarandës, pata kënaqësinë ta vlerësoj  me Titullin e lartë ‘Për merita të veçanta civile’.

Kemi nevojë të vlerësojmë sa më shumë figura të tilla, që i shërbejnë komunitetit dhe mbeten një model frymëzues i përhershëm  solidariteti, humanizmi, por edhe progresi shoqëror.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img