Hapësire reklamuese

Politikë

Meta i beson Esmeralda Demirajt postin e kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim

Shkruar nga Newsbomb
Meta i beson Esmeralda Demirajt postin e kryetares së Lëvizjes së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën me dije se avokatja Esmeralda Demiraj është emëruar në detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Meta ka postuar një foto, teksa shkruan se ka besim se Demiraj do të jetë një avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimit të rolit të tyre në shoqëri si dhe për krijimin e më shumë mundësive për mbështetjen e tyre në përfaqësim, sipërmarrje dhe punësim.

“Kënaqësi që së bashku me Nënkryetaren dhe deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho të uroja për detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, avokaten Esmeralda Demiraj.

Jam besimplotë se në drejtimin e LGI-së, Znj..Demiraj do të jetë një avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimit të rolit të tyre në shoqëri si dhe për krijimin e më shumë mundësive për mbështetjen e tyre në përfaqësim, sipërmarrje dhe punësim.

Për Partinë e Lirisë, gratë dhe nënat shqiptare janë në fokusin kryesor të saj dhe LGI me energjitë e reja do t’i japë një dimension të vrullshëm angazhimit dhe përfaqësimit të tyre në politikëbërje”, shkruan Meta në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese