Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Meta i bën thirrje të rinjve shqiptarë: Në 25 prill ASKUSH të mos mungojë! Ju garantoj që s’do lejoj askënd të prekë VOTËN tuaj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

803cf2ce69a5dd9f5d1d095bea7f13a0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje gjithë të rinjve dhe të reja në vendin tonë, që të bëhen gati për referendumin e 25 prillit, dhe askush të mos mungojë.

Me anë të një shënimi në facebook, Meta thotë se pjesëmarrja në votime është një mision patriotik, në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë.

Kreu i Shtetit i garanton se do të bëjë gjithçka që vota e tyre të mos preket.

Shënimi i Metës

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Screenshot_6.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img