Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Meta i anulloi zgjedhjet, KUSH ËSHTË PLANI I RAMËS? Flet nga Berati: Unë jam gjithnjë 3 lëvizje para! ATA DO TRETEN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1292953c1f0927a2110b0dacad96c70c

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të çdekretuar datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur nga Berati.

Rama nuk ka zbuluar planin konkret se si do të shkojë në zgjedhje por ka deklaruar se ai është gjithnjë tre hapa para.

“Ne jemi gati dhe i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë shumë me këto lëvizje që bëjnë bëjnë se unë jam gjithnjë tre lëvizje para. Edhe një gjë të fundit. Kur i shikoni që bërtasin, se unë i njoh mirë për fat të keq, mos harroni asnjëherë që bërtasin nga frika e tyre, kujtoni gjithmonë Benin e vogël në pyll te filmi Beni ecën vetë, tregojuni dhe këtyre më të rinjve që s’e dinë. kur Beni ecte nëpër pyll në errësirë, këndonte me zë të lartë për të trembur frikën e vet. Ata kanë frikë të madhe dhe nuk kanë faj, janë të paaftë, dembelë dhe të pabesueshëm”, u shpreh kryeministri.

“Ne jemi padiskutim, të aftë, punëtorë, dhe edhe ata që kanë pakënaqësi ndaj nesh e dinë se sidoqoftë o e bëjmë ne o kjo nuk bëhet. Nga frika e tyre do treten. Dhe mbajeni mend këtë. Ndërsa ne megjithë kusuret, jemi me të drejtën dhe e drejta do na shpërblejë sepse ky popull ka shumë halle, ka shumë probleme, ka njëmijë e një qen, por ka një gjë që gjithë ata politikanë, që e kanë nënvlerësuar, e kanë ngrënë. ky popull për politikë është i pari në botë dhe nuk e bën dot budalla askush”, tha Rama nga Berati.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img