Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Meta homazhe për Bashkim Finon: U shokuam nga lajmi, ngushëllime familjes dhe PS

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme homazhe për mikun dhe kolegun Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Meta i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa u shpreh se Fino ishte një nga miqt e tij më të mirë.

Meta tha se Fino në 1997, në vitet më të vështira të Shqipërisë bëri një punë shumë të sukseshme.

“Bashkim Fino ishte një nga miqt e mi më të mirë, për aryse sepse në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese.

Bëri një punë me shumë të suksesshme dhe ishte baze e përzgjedhur në atë vit të çmendur të Shqiipërisë për të krijuar një qeveri të Pajtimit dhe Stabilitetit. Detyrë që ai e bëri në mënyrë të jashtëzakonshme. Pasi e dimë të gjithë sesa i polarizur ishte vendi. Unë kam shumë kujtime të vecanta me të sepse ai ishte një përkrahës i të rinjëve dhe ishte një burrë tepër sportiv dhe kjo na bashkote dhe tjetra është se ishte shumë njerëzor. Njeri shumë bujar tolerant dhe dinte të dallonte politike nga raportet shoqërore. Momenti i sotëm ishte shokues i ndarjes papritur të Finos edhe pse kishte disa sfida me shëndetin vite më parë.

Ngushëllime më të sinqerta të gjithë familjarëve dhe dashamirëse dhe PS, pasi ishte nga figurat kryesore në tre dekada,” tha Meta ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img