Hapësire reklamuese

Politikë

“Meta gënjen, lë të tregojë emrin“, presidenti i përgjigjet Bashës për anulimin e zgjedhjeve: Unë nuk fshihem pas gjermanëve, kush e beson Lulin?

Shkruar nga Newsbomb
“Meta gënjen, lë të tregojë emrin“, presidenti i

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të Kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha më herët se gjermanët i kërkuan kreut të Shtetit që të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit dhe jo ai vetë. 

Meta u shpreh në ABC News se ai ishte vendimi i tij dhe se nuk ka nevojë që të fshihet pas gjermanëve, pasi nuk ishin ata që i kërkuan anulimin e dekretit.

“E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia, nuk fshihem pas gjermanwve. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia bënë deklarata dhe se jemi gati të ndërmjetësojmë që të bëhet kjo dhe ajo. Këtu mbaj mend tensionin, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme.

Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten, por unë e kam shpjeguar në çfarë rrethanash kam qenë. Dhe ky zotëria që thotë gënjen unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson.

Mua më është dhënë ky mesazh, bëj cfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8 se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, mbaroi arsyeja dhe në datë 8 qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata”, tha preidenti Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll