Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka thënë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Ai gjatë fjalës së tij i ka bërë një ftesë publike Sali Berishës duke thënë se PL është e gatshme të punojë me PD dhe të dalin me kryterë të përbashkët. Ndër të tjera ai është shprehur se synimi është që opozita të fitojë.
“Në lidhje me zgjedhjet ne kemi nisur përgatitjet. Kemi ambicie shumë të forta për zgjedhjet që po afrojnë. Ku padyshim është fitorja. Do ndahet nga një regjim një patriak, ku vetëm Shkodra arriti të shpëtonte aksidentalisht. Këto katër vite të një keqqeverisjee kanë qenë të maftushme për ti dhënë ndëshkimin e merituar.
Fitorja e opozitës është objektivi ynë. Dhe në ketë fakt ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe për të zgjedhur kandidatët më të mirë.
Në mënyrë të padiskutuehme e kam thënë dhe më përpara që idea është fitorja e opozitës dhe rivendsje e demokracisë. Po opozita do dalë në të gjithë Shqipërinë bashkë me kandidatë të përbashkët dhe kjo është më e mira për situatën” tha Meta.