Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta flet si kryetar i Partisë së Lirisë: I bëj thirrje Ramës të heqë arkëtarin nga Doganat, po drejtohen nga kontrabandistë

Shkruar nga Newsbomb
Meta flet si kryetar i Partisë së Lirisë: I bëj thirrje

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajur sot konferencën e parë për media si kryetar i LSI-së, partisë së riformatuar që tashmë quhet Partia e Lirisë.

Meta tha se mospasja e “xhaketës së presidentit” i lejon atij të jetë më i drejtpërdrejtë në ato që do të thotë.  

Ish presidenti Meta tha se situata ekonomike në vend është shumë e rëndë sipas tij, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë Gent Gazhelin nga drejtimi i Doganave. Ky i fundit ka qenë në qendër të sulmeve mediatike gjatë ditëve të fundit, për keqmenaxhimin e Doganave.

Pjesë nga fjala e Metës:

Kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend demokracinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Falenderoj të gjithë intelektualët që i janë bashkuar që ditën e parë, si ambasadori Agim Nesho dhe shumë të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferentë. Aleati më i madh i kësaj kleptokracie është indiferenca. Mendoj se tani duhet të fillojmë menjëherë nga puna, tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte atë pyetjen që “a i lejohet të flasë kështu një presidenti?”. Kështu që tani jemi pa xhaketë, sot e deri në ditën e triumfit të Partisë së Lirisë dhe të gjithë popullit të shqiponjave.

Armiku sot është korrupsioni, korrupsioni. Është pikërisht ky korrupsion që e ka rënduar situatën e familjes së çdo shqiptari. Unë dje dhashë disa statistika, ku Shqipëria ishte e fundit në rajonin tonë. Siç i kemi parë të gjitha statistikat që kanë të bëjnë dhe me largimin e të rinjve, kemi kampionë në Ballkan. Qytetarët shqiptarë nuk u mbështetën aspak nga qeveria e tyre gjatë pandemisë. E gjithë barra e rëndë e këtyre krizave, si pandemisë dhe të çmimeve, është paguar nga familjet e thjeshta shqiptare, që është shumica dhe e ka bërë nivelin e varfërisë edhe më të rëndë. Ndërkohë qeveria vijon të paguajë miliona euro për koncesionet grabitqare.

Në një sektor shumë delikat siç janë doganat shqiptare, paraqitet edhe më i rëndë. Drejtimi i doganave me kontrabandistë, me familjarë, i humbasin shtetit deri në 80% të të ardhurave. Prandaj dua t’i bëj thirrje edhe njëherë Edi Ramës të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga doganat dhe të heqë të gjithë patronazhistët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll