Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Meta flet për herë të parë për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri: Dialog mes palëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi Vujanoviç, Meta tha se duhet respektuar Kushtetuta duke vënë theksin te dialogu mes palëve.

“Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.

Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, u shpreh Meta.

Pyetur nga gazetarët nëse është dakord me zgjedhjen e një kryeprokurori të përkoshëm Meta nuk preferoi të shtojë asgjë tjetër.

“Fola në një mënyrë të qartë “, tha prerë Presidenti.

Më shumë




spot_img








spot_img