Hapësire reklamuese

Politikë

“Meta është si të merresh me kalin e ngordhur”, Veliaj: Berisha dhe Basha po hanë njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
“Meta është si të merresh me kalin e ngordhur”,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se Ilir Meta ka qenë më shumë një lojtar politik se sa president.

Veliaj thotë se shkarkimi i tij nuk përbën ndonjë ndryshim, pasi sipas tij është si “të merresh me kalin e ngordhur”.

 “Mandatet e pjesshme janë plotësim mandate. Bën më sens kjo e jona ku zgjedhjet janë grupuar në një datë. Presidenti Meta nuk njohu zgjedhjet dhe anomalitë e tyre. Akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve.  Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet.  Meta ka qenë lojtar politik, dhe jo president”, u shpreh Veliaj.

Ndër  të tjera ai ka komentuar dhe situatën në Partinë Demokratike duke thënë se se të dy palët po hanë njëri-tjetrin dhe pavarësisht se kush fiton ky duhet të jetë një mësim.

“Kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar Bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”, shtoi ai në  “Real Story”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu