Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta: Ekonomitë e rajonit, shumë më tërheqëse se Shqipëria! Emetuan Eurobond me normë më të ulët interesi

Shkruar nga Newsbomb
Meta: Ekonomitë e rajonit, shumë më tërheqëse se

Presidenti Ilir Meta thotë se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, krahasuar me Shqipërinë.

Meta gjithashtu shkruan në një postim në Facebook, se vende si Serbia apo Maqedonia e Veriut emetuan Eurobond me normë interesi shumë më të ulët nga Shqipëria.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll