Hapësire reklamuese

Politikë

Meta e zgjodhi të parën në listën e kandidatëve të Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i ministres

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është zgjedhur e para në listë, si kandidate për deputete të LSI-së në qarkun e Tiranës.

I shpejtë ka qenë reagimi i ministres, e cila falenderon pafundësisht Ilir Metën për mbështetjen e dhënë.

“Është shumë pak të falenderoj sot përmes fjalëve Ilir Metën për besimin që më ka dhënë mua personalisht dhe gjithe te rinjve. Ky besim do te thote pergjegjesi, respekt dhe mirenjohje pafund! LSI ka qene dhe do te mbetet nje shans per çdo te ri, çdo te re, çdo nene, çdo grua dhe çdo familje shqiptare. LSI vijon te rritet çdo sekonde fale punes plot perkushtim te gjithe perfaqesuesve tane, per nje Shqiperi me te mire, me stabilitet dhe me standarte europiane!”, shprehet Gjosha me anë të një statusi në faqen e saj zyrtare në Facebook. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.