Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Meta e tregon për herë të parë: I thashë opozitës “lërini lojërat”! 5 Qershori u firmos pas presioneve të mia, unë kalamaj të tillë vetëm këtu kam parë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme se si ka detyruar opozitën të futet në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u shpreh se ka folur ashtu si ai di dhe ka detyruar palët të firmosin marrëveshjen e 5 Qershorit.

Presidenti i ka krahasuar drejtuesit e opozitës me fëmijët që kërkojnë të luajnë futboll dhe të fitojnë pa bërë asnjë përpjekje, ndërsa shtoi se mazhoranca prishi edhe marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Unë opozitës i kam thënë këto gjëra para 25 Prillit: Lërini lojërat, i kam thënë edhe PD-së dhe LSI-së, firmosni aty. Unë do t’i firmos zgjedhjet edhe pa PD dhe LSI. U kam folur në mënyrë të tillë siç di të flas unë. Unë kalamaj të tillë që duan të hyjnë në fushën e futbollit, që duan të fitojnë dhe të bëjnë gola dhe që duan që getat t’i kenë të bardha dhe të hekurosura, unë vetëm këtu kam parë. Edhe qofte te daja. Mos i mësoni fëmijët me dhurata, mësojini të punojnë.

Opozita nuk ka qenë asnjë ditë bashkë. 5 Qershori është firmosur nën këto presione që po them unë, por prapë u prish. Ishte ai operacion mafioz për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve në 25 Prill”, tha Meta në Syri Tv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img