Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
66 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Meta e thotë troç: Shqiptarët nuk duhet të besojnë tek asnjë, as tek mua. Drejtësia nuk do të jetë e besueshme as e pavarur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b7a6e89366e771d73be53689d787e88

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një interviste për gazetaren Pranvera Borakaj ka folur gjerë e gjatë për Gjykatën Kushtetuese dhe “drejtësinë e re” që po krijohet në vendin tonë.

Meta tha se shqiptarët nuk duhet të besojnë tek asnjë politikan, madje as te vetë Presidenti, por duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin hap pas hapi vendimet që merren në kurriz të tyre.

Sipas Kreut të Shtetit, nuk do të ketë asnjëherë drejtësi të besueshme apo të pavarur, për sa kohë ka trysni nga klasa politike.

Pyetje: A duhet të besojnë shqiptarët te drjtësia e re?

Presidenti Meta: Qytetarët shqiptarë nuk duhet të besojnë askënd, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, por, duhet të ndjekin, të monitorojnë, çdo akt, çdo sjellje, çdo vendim. Kjo vlen edhe për Gjykatën Kushtetueses, kjo vlen edhe për institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo që unë mund t’ju them me bindje të plotë është, që nuk besoj se institucionet e drejtësisë, do mund të funksionojnë në një mënyrë të besueshme dhe të jenë plotësisht efektive, dhe të pavarura jashtë kësaj trysnie të jashtëzakonshme politike dhe partiake. Sidomos, kur ushtrohet në kohën që kemi një Kuvend njëpartiak, dhe kur në tërësi të gjithë institucionet e shtetit janë të kontrolluara nga një parti e vetme. Është e vështirë të presim në një trysni të tillë një funksionim efektiv, të besueshëm, dhe të pavarur edhe tek institucionet e drejtësisë.

Pyetje: Pra, politika nuk i ka hequr duart nga sistemi i drejtësisë sërisht?

Presidenti Meta: Politika e la vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetueses. Politika e bllokoi KED-në për tre vite. Prandaj jemi në këtë situatë. Kujt i interesonte që vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetueses? Vetëm qeverisë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img