Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Meta e quajti oligark, Gjergj Luca i përgjigjet me ironi: Deri në 25 prill do hedh beton, pastaj do të sjell ndonjë peshk te Gjiri i Lalzit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fbbec2ee9b0aa6cdfbcc638369e2528c

Sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një komunikim me gazetarët, ku iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me akuzat e Taulant Ballës, se Kreu i Shtetit takohet me gjyqtarë të përjashtuar nga vettingu.

Meta tha se “nëse rri gjithë ditën me oligarkun e peshkimit, të tilla gjëra të pjell mendja”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i biznesmenit Gjergj Luca, i cili me ironi falenderon Metën që e kujton, duke i treguar se ai është gjithë kohën në punë, me njerëz të thjeshtë e jo me gjyqtarë apo prokurorë e avokatë që kanë probleme me ligjin. Po me ironi therëse, Luca i thotë Metës se është duke ndërtuar kantierin e tretë të Rozafës, ndaj pas 25 prillit do dalë në det dhe do i dërgoj peshk në Gjir të Lalzit.

“Përshëndetje Miq! Ju flas nga kantieri më i ri i Rozafës, jam oligarku Luc. O Lomo, leje njëçik se do flas me presidentin, stop. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë i nderuar për punën e madhe që po bëjmë, është fabrika e tretë e Rozafës dhe jemi duke hedh beton këtu me gjithë këta djemtë. Desha t’i thosha falemnderit shumë presidentit, që gjithmonë më kujton dhe më nxit për të punuar. Dhe këta zotërinjtë këtu prapë kam një falenderim tjetër që janë që të gjithë, që me gjithë instistimin e institucioneve tona me në krye Presidentin tonë të nderum u bë Vettingu, janë avokat. Avokat Beni, Beno ku je Beno…ma përshëndet pak presidentin. Ka qenë prokuror dhe me vettingun falemnderit u shtua një vend pune… Ej ku e kam atë timin, ku e kam atë…O Bektash… Iku, iku… Ja ja ja, jo iku. Ky është Bektashi zoti President. Ka qenë gjykatës. Ka qenë ai që ka dënu ata në Durrës dhe e kapi vetingu. Bektash, o Bektash, përshëndete presidentin. Shumë falemnderit se na ke shtuar fuqinë e punës. Deri më datë 25 prill unë jam duke hudh beton vlla dhe nuk të përgjigjem dot. Flotën e kam bo stop. Pas 25 prillit jam n’det, siguro do të bij te Gjiri Lalzit noj gjë, noj peshk ca t’pëlqen ty. Hajt ta marrsha t’ligat shyqyr që të kemi. Shumë falemnderit dhe të dhëntë zoti shëndet president, të dhëntë zoti shëndet dhe falemnderit që na mbështet ne oligarkëve, shumë falemnderit”.

Më shumë

spot_img
spot_img