Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Meta e kritikoi për mospjesëmarrjen në zgjedhje, reagon Basha: Kësaj radhe… (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi presidenti Ilir Meta e kritikoi për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit, teksa tha se së bashku me mazhorancën thelluan krizën.

Basha ka publikuar në Facebook një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama dhe thotë se demokracinë dhe drejtësinë do ta çlirojnë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pa përmendur Metën, lideri i opozitës thotë se kësaj radhe kriza kalon vetëm duke arrestuar disa politikanë, sipas tij që janë të korruptuar.

“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

Më shumë

spot_img