Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Meta e ftoi në debat publik, Gjiknuri pranon ftesën por ka një kusht: Jam gati të thyej rregullat e partisë, por së pari… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta e akuzoi shefin e shtabit të PS-së në Vlorë, Damian Gjiknurin për blerjen e votave.

Meta u shpreh se do të ndalonte çdo tërmet të ngjashëm me atë të Dibrës. Në një intervistë në studion e Breaking, Gjiknuri i është përgjigjur thirrjes së Metën për një debat publik.

Ai tha se do ta pranonte ftesën për debat, por ka një kusht që Meta të deklarojë më parë se përfaqëson opozitën lokale në Vlorë dhe se nuk është president.

“Unë kam hallin që po e takova Ilir Metën, e blej, meqë qenkam kaq magjistar sa më akuzojnë mua për Luan Ramën. Unë jam këtu për të takuar popullin. Nëse presidenti deklarohet se ai është lideri i qarkut të opozitës, unë madje do të shkel edhe rregullin e vendosur nga partia dhe përballen, sepse ne kemi prioritet të takohemi me njerëzit. Nëse ai pranon se ai është kryetari i opozitës jam lideri i opozitës në Vlorë e nuk jam në cilësinë e presidentit, por për të drejtuar opozitën në Vlorë, atëherë unë jam i gatshëm për debat për të biseduar në lidhje me problemet dhe çfarë kemi realizuar ne për këtë qytet”, tha Gjiknuri.

Më tej au foli edhe për akuzat se Meta takohet me subjekte të OFL-së, të botës së krimit. Gjiknuri tha se të gjithë e dinë se me cilat persona takohet Presidenti.

 “Unë kam informacion për shumë gjëra se çfarë ndodh në Vlorë nuk dua të hedh fakte apo për të ndarë informacione të tjera, të gjithë e dinë se kë takon presidentin dhe çfarë synimesh ka. Nuk përfaqëson më presidencën, është përfshirë rëndë në politikë. Nuk më vjen mirë se ai përfaqëson presidencën dhe nuk i takon të angazhohet në fushatë.

Në mantelin e presidentit të vendit e ka përdorur atë institucion në shërbim të LSI, është kthyer në zgjatim për një shërbim informativ që ka hapur fushatë për denoncimin për blerjen e votave. Është kthyer në një kioskë universitare duke printuar dekorata të ndryshme, duke i kthyer titujt në të pavlerë. E ftoj së bashku me mikun e tij Çim Selami në Kuzbaba për drekë dhe do të qeshim më shumë me këto akuza dhe ku do ta kuptojë se sa shumë ka gabuar”, tha Gjiknuri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img