Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta duke kaluar përroin, e thumbon Ledi Shamku: Gjyshja ime 'nomte' 'morsh malet'

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputetja e PS Ledi Shamkuka qenë mjaft thumbuese me presidentin Ilir Meta, përsa i përket videos së djeshme duke ecur nëpër një përrua.

Meta nuk kurseu diplomatët amerikanë që nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për krizën politike pavarësisht thirrjes së presidentit, teksa pyeste "të paanshmit" nëse duan dështimin e çeljes së negociatave.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer ish-deputetes, e cila ka cituar shprehjen e gjyshes së saj "morsh molet", duke qenë se edhe Meta ishte në mal.

"MORSH MOLET!

Zor se gjen një bashkësi që nam/nëm më shpesh se tironsit. E kanë nga një “të nomme” për çdo folje që ka shqipja. 
Edhe gjyshja ime hynte denjësisht në këtë kompetencë (s’po i quaj mallkime se të tilla s’ishin. Përjetoheshin më fort si lojra fjalësh [scioglilingua] ekspresive).
Sa herë që trazoja a luaja nga vendi diçka që s’duhej luajtur se dëmtohej, më vinte pas qafe:

- Pse e lujte mi që ti lujtsh e morsh molet!

Siç e kuptoni, këtu ndrronin dorën si në një valle dy kuptimet e “luaj”: luaj vendit (lëviz) dhe luaj mendsh (çmendem).

Dhe në mendjen time fëminore u ngulit e mbeti një radhë veprimesh shkak-pasojë që po e formuloj si më poshtë:

  1. Kush luan diçka me qëllim damtor pastaj 2. Luan mendsh dhe kush luan mendsh, më pas 3. Merr malet.

Ja, kjo radhë më erdh në mend sot kur mësova se dikush paska “morë molet”, shkruan Shamku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll