Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

"Meta" do shqyrtojë trajtimin e videove të marrjes së pengjeve dhe bombardimeve

Shkruar nga Newsbomb
"Meta" do shqyrtojë trajtimin e videove të marrjes së

Bordi i pavarur i Metës do të shqyrtojë videot dhe fotot e shpërndara në internet pasi ka shumë akuza se në internet ka dezinformim të informacionit.

Konkretisht trajtimin e dy videove që përfshijnë marrjen e pengjeve në Izrael dhe një bombardim në Gaza. Në njërin nga rastet që do të shqyrtohej nga Bordi Mbikëqyrës, Meta hoqi një video në Instagram që tregonte pasojat e një shpërthimi në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës, ku përfshiheshin fëmijë të plagosur dhe të vdekur.

Video u bë virale në të gjithë botën dhe shkaktoi shumë polemika dhe debate në internet.

Një mbishkrim në video pretendonte se spitali ishte shënjestruar nga "pushtimi uzurpues", një referencë e dukshme për ushtrinë izraelite, tha bordi. Spitali, objekti më i madh mjekësor në Gaza, ka qenë në qendër të akuzave për krime lufte nga të dyja palët e konfliktit. Meta rivendosi përmbajtjen me një ekran paralajmërues pasi bordi zgjodhi çështjen për shqyrtim, shkruan  Sky News. 

Një rast tjetër që do të shqyrtohet nga Bordi Mbikëqyrës, përfshin një video në Facebook që tregon një grua duke iu lutur rrëmbyesve të saj që të mos e vrisnin.

“Meta” fillimisht hoqi videon, por e ndryshoi vendimin e saj disa javë më vonë në përgjigje të tendencave rreth asaj se si po shpërndaheshin videot e rrëmbimit të pengjeve.

Vendimi nga Bordi Mbikqyrës do jepet brenda 30 ditëve. Rastet do të jenë të parat që përdorin një mekanizëm të ri të rishikimit të përshpejtuar, të shpallur në fillim të këtij viti. Vendimi për të marrë përsipër rastet vjen pasi platformat e mediave sociale janë përmbytur me përmbajtje të dhunshme, urrejtjeje dhe mashtruese në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas.  Kompania është përballur me akuza se po shtypet mbështetja ndaj popullit palestinez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese