Hapësire reklamuese

Politikë

Meta dhe PD kërkon anulimin e vendimit të Komitetit për emigrantët, KQZ: Kërkesën do ia përcjellim Shëndetësisë

Shkruar nga Newsbomb
Meta dhe PD kërkon anulimin e vendimit të Komitetit për

Komisioni Qëndror i Zgejdhjeve ka marrë në shqyrtim sot kërkesën e presidentit Ilir Meta, Avokatit të Popullit dhe PD-së, të cilët i kërkojnë këtij institucioni që të ndërhyjë për të anuluar vendimin e Komitetit të Ekspertëve, lidhur me karantinimin e emigrantëve.

“Të anulohet urdhri për karantinimin e emigrantëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut  dhe Greqia” thuhet në kërkesë.

Sipas këtij urdhëri emigrantët që vijnë nga këto dy vende nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Mësohet se kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se këtë kërkesë do t’ia pëcjellë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, pasi sipas tij kjo nuk është në kompetencat e tij.

“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, u shpreh Celibashi.

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi karantinë dy javore për të gjithë emigrantët që kthehen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, pasi sipas tyre në këto shtete kurba e infektimit nga Covid-19 është në rritje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll