Hapësire reklamuese

Politikë

Meta dhe Kryemadhi mungojnë, zyrtarët e Partisë së Lirisë "selfie" nga bulevardi

Shkruar nga Newsbomb

Deputetë, zyrtarë të lartë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë i janë bashkuar këtë të martë protestës së thirrur nga opozita në Tiranë. Siç shihet dhe nga kjo fotografi selfie, Tedi Blushi dhe të tjerët shfaqen mes mijëra protestuesve.

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili, Floriana Garo e Rithemelimit dhe deputeti Ervin Salianji pozojnë të qeshur pranë podiumit kryesor.

Lexo edhe: FOTOLAJM/ Berisha në arrest shtëpie, Argita i bashkohet protestës së opozitës

[caption id="attachment_789080" align="alignnone" width="2048"]Deputete dhe zyrtare te Partise se Lirise ne proteste - 20 shkurt Deputete dhe zyrtare te Partise se Lirise ne proteste - 20 shkurt[/caption]

Më herët, është raportuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk po marrin pjesë në këtë tubim të parë të opozitës së bashkuar, për shkak të një angazhimi tjetër jashtë vendit. Ky fakt është konfirmuar dhe nga zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Lexo edhe: Pa Berishën në shesh, protestuesit demokratët “dynden” në bulevard

Edhe vetë Sali Berisha nuk merr pjesë fizikisht në këtë tubim që drejtohet nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, për shkak të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi" që ka dhënë SPAK, por ai do t'u drejtohet demokratëve përmes telekonferencës.

Lexo edhe: “Rama ik”, qytetari shkon në protestë me gjarpër në duar

Megjithatë, pothuajse të gjithë deputetët e tjerë të opozitës janë të pranishëm në këtë tubim, pas bashkimit edhe me grupin e drejtuar nga Gazment Bardhi. Demokratët që mbështesin Lulzim Bashën janë të vetmit që nuk marrin pjesë në protestën e sotme.

Lexo edhe: Bardhi dhe Noka nisen nga selia e PD-së, prijnë demokratët në protestë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese