Hapësire reklamuese

Politikë

Meta dhe Kryemadhi “bojkotojnë” protestën e thirrur nga Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Meta dhe Kryemadhi “bojkotojnë” protestën e thirrur nga

Pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës që do të zhvillohet pasditen e sotme para Kryeministrisë. E teksa tek Kryeministria vijon puna për ngritjen e skenës ku do mbahen fjalimet, janë zbardhur dhe detajet e para të këtij tubimi.

Siç u tha dhe ditën e djeshme, ish-kryeministri i Sali Berishës do të mbaj fjalim nëpërmjet lidhjes online.  Ndërsa të pranishëm në protestë do të jenë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka si dhe deputetë të tjerë.

Edhe pse e mbështeti protestën, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi nuk do të jenë pjesë e tubimit, pasi ndodhen jashtë vendit për disa angazhime të planifikuara më herët, raporton News24.

Protesta e thirrur nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Nga ana tjetër degët e partisë nëpër rrethe kanë organizuar pikat e tyre të takimit. Një pjesë e qytetarëve mbërritën që dje në Tiranë për të mos pasur probleme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese