Hapësire reklamuese

Politikë

Meta dhe Basha urojnë Imzot Arjan Dodaj: Bashkohemi me lutjet për punë të mbarë si Arqipeshkv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës!

Shkruar nga Newsbomb
Meta dhe Basha urojnë Imzot Arjan Dodaj: Bashkohemi me lutjet për

Imzot Arjan Dodaj mor sot zyrtarisht detyrën si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe të pranishëm ishin krerët e shtetit dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha uruan Arqipeshkivin për detyrën e re, duke u bashkuar me lutjet e përzermërta për punën e mbarë.

“I nderuar të marr pjesë sot në një ngjarje shumë të rëndësishme për besimtarët katolikë të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, në Meshën e Shenjtë të fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj.Bashkohem me lutjet dhe urimin e përzemërt për punë të mbarë, me bekimet e Zotit, për përmbushjen me sukses të misionit dhe detyrës së re të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj”, shkruan Meta.

“I lumtur të merrja pjesë në meshën e fillimit të shërbesës baritore të të emëruarit nga Papa Francesku, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime të përzemërta Imzot Dodaj, Zoti e shoqëroftë në detyrën e tij të re!”, shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu