Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta dënon dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviç: Akte të tilla kriminale janë totalisht të papranueshme!

Shkruar nga Newsbomb
Meta dënon dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviç: Akte

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar ashpër dhunën ndaj gazetarëve dhe operatorëve sot në Leposaviç nga banditë të maskuar.

Krahas videos së shpërndarë në Facebook, ku shihet sesi sulmohen fizikisht kameramanët dhe gazetartë e RTK-së, Meta thotë se akte të tilla kriminale janë totalisht të papranueshme.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!,

Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!”-shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese