Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta dekreton shkarkimin e Gent Gazhelit, ambasadorit shqiptar që refuzoi të shpëtojë Alvin Berishën, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Newsbomb
Alvin Berisha me të atin (m) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi Gent Gazheli

Presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Gent Gazhelit, Ambasadorit të Shqipërisë në Turqi dhe ka zyrtarizuar emërimin e Kastriot Robos.

Gazheli dha dorëhqejen nga detyra pas ndjeshmërisë së lartë që u krijua në publik, pas refuzimit të tij për të nxjerrë nga kampet siriane 11-vjeçarin shqiptar Alvin Berisha. Diplomati u kishte premtuar gazetarëve italianë të “Le Iene” se do ti ndihmonte ata që të rikthenin në Itali pranë të atit Alvinin, por kur gazetarët e telefonuan, Gent Gazheli u mbylli telefonin.

Alvini u shpëtua pak ditë më parë falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmehënës Siriane”, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua dhe qeveria italian e ajo qeveria shqiptare.

Kastrioti Robo është një diplomat karriere teksa ka përfaqësur Shqipërinë si ambasador i saj në Greqi, Angli dhe Spanjë.
PHOTO-HASSE-FERROLD-ALBANIA-AMBASSADOR-Agree-2015-Kastriot-Robo-1a.jpg


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll