Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Meta dekreton ligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe atë të kredisë: Mbështet bizneset, shtyn afatin e parapagimit të kësteve (ARSYET E PLOTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a66126a751babd3b0be6a972855a180b

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar dy ligje, atë “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe “Për miratimin e huamarrjes prej 139 milionë SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Sipas arsyetimit të dhënë nga presidenca ligji për tatimin mbi të ardhurat mbështet bizneset pasi shtyn afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020.

Ndërsa për ligjin e kredisë shkruan se është masë mbështetëse në përballimin e pasojave që ka krijuar në ekonomi COVID- 19.

“Ligjin nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.

Ligjin nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nnderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19″, thuhet në dekretet e presidentit.

Më shumë

spot_img